• ardianathaci@gmail.com
  • Kosovë
Amerika
Përshëndetje nga Uashingtoni!

Përshëndetje nga Uashingtoni!

Përshëndetje nga Uashingtoni

“Edhe nëse do të thotë të jetosh të njëjtën ditë dy herë,” ishin rreshtat e fundit që shkrova në përfundimin e shkrimit të parë të kësaj aventure. Tani ndodhem në orën e 30-të të ditës së 25 shtatorit. Jam në Washington, ulur përballë Kongresit Amerikan, në Capitol Hill.
Akoma nuk e kam parë Washingtonin nën dritën e diellit, pasi mbërritëm këtu në orën 19:00, sipas kohës lokale. Megjithatë, birrat ishin të mira dhe çmimi i arsyeshëm. Ndoshta ishte lodhja, ndoshta fakti që kisha kaluar mbi dhjetë orë në ajër pa fjetur, por shija e birrës ishte më e thellë, si një shenjë mikpritjeje pas një udhëtimi të gjatë.
Uashingtoni i mbrëmjes ishte i bukur.


Diferenca në kohë me Kosovën është 6 orë, prandaj nuk arrita të flas me fëmijët, përveç faktit që u thashë që kisha mbërritur. Rrapi mendonte që do të kthehesha, duke thënë “kthehu me.”

Ndërsa shëtisja nëpër Washington, më ra në sy mungesa e ngarkesës së dukshme politike. Edhe pse janë në mes të fushatës elektorale, nuk pashë asnjë poster politik siç ndodh zakonisht në Kosovë. Në fakt, më zuri syri vetëm një poster dhe ai ishte thirrje për të votuar, por asgjë më shumë.


E për pak harrova: mëngjesin e sotëm, ndërsa udhëtonim nga Prishtina në Vjenë, qielli ishte i ngjyrosur me rozë. Ishte një lindje dielli magjepsëse, duke e bërë atë udhëtim fillestar më të lehtë për ta përballuar, si një ogur i mirë për ditën e gjatë që kisha përpara.

Megjithatë, edhe me gjithë bukurinë e atij mëngjesi, përplasja me realitetin erdhi më vonë: dhjetë orë mbi Atlantik, të cilat i kalova pa gjumë. Pashë dy filma: “Një milion minuta për gjëra të mira” dhe “Një burrë i quajtur Otto”, ndoshta filmat më të mirë që kam parë kohëve të fundit.

 


Sidoqoftë, lexova shumë pak nga libri i Elena Ferrante; është e pamundur të përqendrohesha kur ke një grumbull njerëzish që flasin rreth teje.

Edhe akrofobia ime, që zakonisht më shqetëson, këtë herë nuk më brengosi, ia dola, sepse isha në mes të ulësve.
Nesër jemi në Kongresin Amerikan, në të njëjtin vend ku janë marrë vendime që kanë ndryshuar historinë, madje edhe të vendit tim.

#TravelDiaries

#ExploreTheWorld

#FirstTimeInAmerica

#TravelWriter

#DiscoverUSA

#WashingtonDCAdventures

#AcrossTheAtlantic

#FacingFears

#SeparationAnxiety

#MotherhoodJourney

#CourageOverComfort

#NewExperiences

#WashingtonDC

#CapitolHill

#DemocracyInAction

#NewFriendships

#CulturalExchange

#KansasAdventures

#WichitaLife

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *