Me shih
Nëse ti nuk më sheh,
Nuk dua që
As ata,
Të tjerët,
Të parëndësishmit,
Të ngulin sytë mbi mua.
Ata,
Që të gjithë,
nuk mund të vërejnë asgjë,
Asgjë prej gjeje,
As shpirtin e përndjekur,
As unin tim,
Madje as shkëndijat e çdo gjejë,
Jo,
Nuk mund t’i shohin,
Ato nuk janë aty.
Nëse ti nuk flet,
Pse të flas unë,
Derisa ne nuk flasim,
Ajo nuk di gjë,
E ato nuk kanë se çfarë të thonë,
E të tjerët?
Ndoshta do të flasin më vonë.
Nëse ti nuk buzëqesh,
S’kam as unë pse ta bëj,
E a duhet ai të jetë aty?
Aty në atë vend,
Ku drita merr trajtë,
E nata shpirt.
Shmangu,
Fshihu,
Ik,
Hatërohu,
Urremë,
Zihu,
E bërtit,
Por mos harro të më shohësh.
Më shih pra,
Edhe atëherë kur rrudhat
Të më kenë mbuluar,
Kur forcën shkopinjve besuar t’ua kem,
E thinjat të më mbesin e vetmja bukuri,
Atëherë kur mendja të më jetë venitur,
Kur e nesërmja do të jetë si pardje,
Me shi sepse nevojë për shpresë do të kem.
Më shih për ditët kur qava,
Pse lotin zgjedhje e pashë,
Për çmenduritë e së kaluarës,
Për jetën që nuk e jetova,
Për kokëfortësinë,
Ndoshta edhe për gënjeshtrat e rralla,
Por, mbi të gjitha, për veçantinë e gjithsecilës gjë që bëra,
Edhe për dashurinë.
Por, mos harro,
Mos harro,
Të më shohësh edhe kur të mos jem më,
Më shih e më duaj,
E di që diku do të më gjesh,
Në fundin e çdo gjeje,
Sepse unë aty do të jem!
A.Th.