• ardianathaci@gmail.com
  • Kosovë
Amerika
Frika dhe Kujtimet: Një Eksplorim i Uashingtonit dhe Historisë Amerikane

Frika dhe Kujtimet: Një Eksplorim i Uashingtonit dhe Historisë Amerikane

“Vetëm një gjë duhet të kemi frikë, dhe ajo është vetë frika,” janë fjalët e thëna nga presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt në fjalimin e tij inaugurues më 4 mars 1933, kur mori detyrën si president i Shteteve të Bashkuara.

Ky citat, së bashku me shumë të tjera, është gravuar në memorialin e Franklin Delano Roosevelt, i cili ndodhet në Washington, D.C. Kjo frazë e famshme ishte pjesë e përpjekjeve të tij për të qetësuar popullin amerikan gjatë krizës së Madhe Ekonomike (Great Depression).

E para gjë që të lë mbresa në Uashingtonin zyrtar është dokumentimi i të kaluarës përmes memorialeve dhe nderimi që jo vetëm populli, por edhe Kongresi ua bëjnë politikanëve të së kaluarës. Pra, është ajo që e themi shumë herë se historia nuk nis nga ne, por nga ata që ishin para nesh.

Historia e Kongresit rrëfehet nga një cicëron që nuk pritonte të fliste; ajo nis që nga  koha e luftës me britanikët, kur kolonitë amerikane u mblodhën për të organizuar rezistencën dhe për të shpallur pavarësinë. Ndërsa përfundon me themelimin e një demokracie moderne dhe sfidat e saj të vazhdueshme, që tregojnë se historia është një proces i vazhdueshëm, ku çdo gjeneratë kontribuon për të dhe ardhmen e vendit, Amerikës së madhe!

Sidoqoftë vogëlsia ime referon Kongresin Amerikanë, që rrëfimi i historisë të jetë me atraktiv dhe i shkurtër. Jemi gjeneratë e mungesës së vëmendjes për historitë e gjata. 😂

Kthehemi tek jeta amrrikane;

Mëngjeset në Uashington ishin me shi (shiu ka qenë pjesë e imja gjithë këtë vit☺️), ndërsa pjesa tjetër e ditës jashtëzakonisht e nxehtë dhe me një lagështi që, për ne evropianët, ishte disi e parehatshme. Uashingtoni ishte gjithashtu shumë miqësor ndaj kafshëve; ketrat dhe minjtë i takoje kudo, por edhe “bubashfabat” ecnin lirisht në qytet.

Jeta e natës nuk ndryshonte shumë nga ajo në vendin tonë. Pubet në stil amerikan, të hapura herë pas here deri në mesnatë, në të shumtën e rasteve mbylleshin në orën 22. Uashingtoni, si qytet administrativ, kishte një ritëm më të qetë, ku si zgjimi ashtu edhe gjumi bëheshin më herët.

Në Uashington pas shumë viteve takova shokun tim të gjimnazit. Me Beharin kemi qenë në të njëjtën bankë dhe ai ka qenë shoku im i ngushtë. Një birrë për të kujtuar kohën e gjimnazit na ktheu 23 vjet prapa.

Ndërkohë që në mbrëmje vazhduam edhe për një birrë me pjesën tjetër të grupit, që të gjithë ne jemi të ftuar në Uashington nga Kongresi Amerikan dhe të nominuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, atmosfera ishte e qetë dhe e ngrohtë.

Ndonëse shijonim bisedat e lira, një çift amerikanësh tërhoqën vëmendjen tonë, duke debatuar në mes të rrugës. Ajo që më habiti ishte qetësia e djalit, i cili, përkundër situatës, qëndronte krejt i patrazuar – një skenë sa komike, aq edhe tipike amerikane.

Pas mëngjesit në Uashington, nisemi drejt Kansasit. Tre orë fluturim deri në destinacion, ku për tetë ditë do të përjetojmë jetën amerikane nga brenda.

P.S. Ushqimi në Uashington ishte i mirë😜

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *